Tragjedi në det, zhduken 114 emigrantë, vetëm 16 ia dolën

Tragjedi në det, zhduken 114 emigrantë, vetëm 16 ia dolën

105
0
Shares

Një tragjedi tjetër ka ndodhur sot në ujërat libiane të Mesdheut ku një anije u fundos në ujë duke zhdukur të paktën 90 për qind të personave që ishin brenda saj.

Lajmi u bë i ditur nga UNHCR ku thuhej se nga mbytja e një anije me 130 persona, vetëm 16 arritën të dalin në breg.

“Një ditë tjetër e trishtuar në det: sot 276 refugjatë dhe emigrantë zbarkuan Tripoli, duke përfshirë 16 të mbijetuar të një varkë që mbante 130 njerëz, nga të cilët 114 janë ende të zhdukur në det”, thuhet në një postim në Tëitter seksioni libian i Lartë i Komisionit të OKB-së për refugjatët.

Tgcom shkruan se përgjatë këtij viti në Mesdhe janë mbytur rreth 1.000 refugjatë, ndërsa nga 2014-ta deri në 2017-ën janë shënuar 15 mijë viktima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY