VIDEO/ Basha me të rinjtë: Jemi të izoluar nga pjesa e Evropës,...

VIDEO/ Basha me të rinjtë: Jemi të izoluar nga pjesa e Evropës, qeveria e kapur pas krimit

116
0
Shares

Lulzim Basha është mbledhur me të rinj të moshave të ndryshme në një bashkëbisedim në selinë e Partisë Demokratike. Basha ka folur për problemet e ndryshme nga të cilat Shqipëria dhe të rinjtë  mbahen peng nga qeveria përbuzëse.

Në kuadër të 2 Korrikut, datë në të cilën 28 vite më parë, qytetarët e Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e rregjimit diktatorial, por dhe nisjen e eksodit masiv të shqiptarëve, Basha ka folur  për “Eksodin sot dhe dje. Papunësia e të rinjve, emigracioni masiv i tyre dhe integrimi europian.

”Tregun e ka shkatërruar droga madja ajo ka shkatërruar dhe  konkurrencën.Ka izoluar shqipërinë nga pjesa e evropës.Jemi të izoluar nga tregjet rajonale. Moshapja e negociatave është simbol i izolimit. Qeveria përgjegjëse e Edi Ramës është Krimi është vegla që e mban në pushtet.’‘ është shprehur Basha.

Sipas tij, për partinë demokratike  është e qartë, shqiptarët duhet të përballen me të vërtetën. Problemi nuk është komunikimi opozitë – qeveria, problemi është qeveria e kapur pas krimit, problem është ekonomia, ska invenstime, rritje taksash e rritje papunësie. Këto janë problemet e Shqipërisë.

Mbi të gjitha, ai flet për planin që partia demokratike ka për ti ofruar të rinjve një model evropian te te studiuarit dhe ofrimit te punes pas studimeve.

Partia Demokratike e ka bërë punën me hapjen e negociatave duke u treguar haptazi problemet. Detyra e parë e partisë demokratike është të shpëtojmë dhe çlirimi i Shqipërisë nga oligarkët që pastrojnë paratë e krimit. 5 kompani kontrollojnë gjithçka, ndërkohë bizneset e vogla shkojnë drejt humnerës.

”Me shume sesa ju e ndjeni, nuk e ndjen njeri. Aspiratat tuaja jane vite drite larg asaj qe u ofron Shqiperia. Sepse sistemi i krimit ne shtet iu ofron dy mundesi o te beheni antar të partive ose të bëheni pjesë e krimit.Askush se vuan më shumë se rinia këtë izolim.” flet mes te tjerash kryedemokrati.

Sot është 2 Korriku, datë në të cilën 28 vite më parë, qytetarët e Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke parlajmeruar fundit e rregjimit diktatorial, por dhe nisjen e eksodit masiv të shqiptarëve. Bashkë me të rinjtë bashkëbisedojmë në selinë e Partisë Demokratike, për “Eksodin sot dhe dje. Papunësia e të rinjve, emigracioni masiv i tyre dhe integrimi europian.”

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 2 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY