Zbulohet identiteti i personit të mbytur në liqenin e Pogradecit

Zbulohet identiteti i personit të mbytur në liqenin e Pogradecit

561
0
Shares

Policia e Korçës ka identifikuar personin që u gjet i mbytur mëngjesin e sotëm në liqenin e Pogradecit. Personi i gjetur i mbytur në breg të liqenit, afër fshatit Pojskë, është 64 vjeçari Sofokli Mano, banues në Tiranë.

U raportua më parë se policia e Pogradecit kishte gjetur buzë liqenit një person, i cili dyshohet se ishte  mbytur.

Në njoftim thuhej:

“Më datë 02.07.2018, rreth orës 08:45, në breg të liqenit, në afërsi të fshatit Pojskë-Pogradec, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi rreth 55-60 vjeç, i cili dyshohet të jetë mbytur në liqen”, sqaron policia.

Policia nuk ka sqaruar ende shkakun dhe rrethanat e mbytjes së të moshuarit në liqen.

Ndërkohë u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY