Vettingu i policëve po vonohet, arsyeja pse ka ngecur vlerësimi i kandidatëve

Vettingu i policëve po vonohet, arsyeja pse ka ngecur vlerësimi i kandidatëve

91
0
Shares

Po vonohet ende procedura e vlerësimit të uniformave blu.Ligji për vettingun në Policinë e Shtetit parashikonte që komisionet e vlerësimit të ngriheshin prej një jave, por bordi i përbërë nga 5 institucione me sa duket nuk po vendos për 5 anëtarët e jashtëm.

Vonesa lidhet edhe me numrin e lartë të aplikimeve, pasi më shumë se 100 persona janë interesuar të bëhen pjesë e trupave të vlerësimit apo Sekretariatit Teknik.

Burimet thonë se kalimi i afatit ka ardhur për shkak të verifikimeve shtesë, që Shërbimi Informativ i Shtetit, por edhe institucionet e tjera të bordit po kryejnë për figurën e kandidaturave të përzgjedhura.

Në gjykim fillimisht do të kalojnë rreth 300 efektivë me gradën “Drejtues”, duke nisur nga kryepolici Ardi Veliu, për të shkuar më pas në nivelin zbatues, ku janë 11 mijë uniforma blu që do të vlerësohen.

Nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave janë përzgjedhur 5 anëtarë. Po ashtu janë konfirmuar edhe 5 pedagogë nga Universiteti i Tiranës. Ndërkohë, 5 anëtarët e jashtëm pritet të formojnë 5 trupat e vlerësimit, që do të funksionojnë me nga 3 anëtarë, e njëjta formulë si në procesin e vettingut në drejtësi.

Edhe seancat për zyrtarët e policisë do të jenë të hapura për publikun ku do  të zhvillohen në mjediset e Akademisë së Sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY