Audio-përgjimit i Agron Xhafaj britanikët do vendosin

Audio-përgjimit i Agron Xhafaj britanikët do vendosin

110
0
Shares

Prokuroria ka dërguar në Britaninë e Madhe përgjimin që bëri ish skafisti Albert Veliu në Vlorë, në lokalin e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Pritet që përgjigjia për autenticitetin e audio-përgjimit të merret nga agjensitë angleze, megjithëse për vetë procesin e verifikimit janë hedhur shumë dyshime.
Vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj u paraqit vetë në prokurori në mënyrë që zëri i tij të regjistrohej dhe më pas të krahasohej me zërin që u transmetua në audio-përgjimin e kryer nga Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Por pretendimet janë se krahasimi i regjistrimit të zërit të Agron Xhafajt me regjistrimin që ëstë bërë nga pajisja e Albert Veliut nuk është e mundur. Sipas juristëve Agron Xhafaj duhej të ishte regjistruar disa herë me të njëjtën pajisje, në të njëjtën largësi për të verifikuar saktë nëse zëri në regjistrim ishte i tij apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY