Përparim Spahiu: Krimi na ka pushtuar, të bëhemi bashkë për të rrëzuar...

Përparim Spahiu: Krimi na ka pushtuar, të bëhemi bashkë për të rrëzuar qeverinë

101
0
Shares

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka ngritur shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend. Përmes një postimi në facebook, Spahiu thotë se çdo ditë ka lajme për vrasje, aksidente, drogë etj, dhe për të janë tre rrugë.

Thirrja e tij shkon për rrugën e tretë, që ëshë rrëzimi i kësaj të keqe, siç ai e quan, ku edhe nënvizon se kjo është detyrë e një opozite të bashkuar.

”Tre rrugë duket se kanë ngelur, ose kriminel në Shqipëri ose emigrant. E treta është rrëzimi i kësaj të keqe që na ka mbërthyer, e kjo është detyrë e jona, e një opozitë të bashkuar pa dallime ideologjish a krahësh politikë”,-shkruan deputeti i LSI-së.

POSTIMI I SPAHIUT:

Ç’do ditë lajme të zeza, madje nëse një ditë mbyllet pa plagosje, vrasje, aksidente, arrestime grupesh kriminale, kapje të sasive të mëdha të drogës (të voglat nuk bëjnë më lajm), do të dukej habi e madhe.

Sot plagosen me thikë dy efektivë policie, para dy ditësh ngjarje shumë e rëndë vrasja e shoferit të Ministrit të Brëndëshëm.

Më e keqja dhe e rënda është se të gjithë presin dhe besojnë për rritje të kriminalitetit si rezultat i kriminalizimit të shoqërisë në përqindje mjaft të madhe.

Tre rrugë duket se kanë ngelur, ose kriminel në Shqipëri ose emigrant….

E treta është rrëzimi i kësaj të keqe që na ka mbërthyer, e kjo është detyrë e jona, e një opozite të bashkuar pa dallime ideologjish a krahësh politikë..!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY