Alibeaj e Balliu sherr me Ulsin Manjen : Ti fle me driten...

Alibeaj e Balliu sherr me Ulsin Manjen : Ti fle me driten ndezur!

165
0
Shares

Debati për goditën e Teatrit siç ishte parashikuar ka shkuar sot në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e opozitës dhe të maxhorancës, kanë shkëmbyer akuza për njëri-tjetrin. Alibeaj tha se me ligjin për Teatrin, po konsumohet vepër penale. Ndërsa Bylykbashi ka thënë se maxhoranca  po shemb godinën.

Më pas kryetari i Komisionit, Usi Manja, u ka thënë deputetëve të opozitës se ata janë vrasës dhe nuk mund të flasin për etikë.

Alibeaj: Jeni kukullave të Ramës. Po nga burgu keni frikë apo jo? Pse do duhet të behni pjesë e një organizatë kriminale? Cila është pjesë që keni marrë ju në 200 milionë?  Mos u bëni pjesë mos u përdorni në këtë mënyrë. Është faturë e madhe politike. Jeni duke konsumuar vepra penale, nuk ju shpëton fakti që jeni deputetë, nuk ju shpëton fakti e përgjegjësie kolektive. Hiqeni nga rendi i ditës, mos u bëni pjesë e kësaj. Nderoni betimin që keni bërë në kushtetutë, që do të mbroni interesat e publikut.

Manja: Po thyeni kodin e etikës

Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.

Manja: Jeni bashkëfajtor në vrasje.

Alibeaj: Nuk ma thua dot mua ti.

Manja: Më tregon ti mua moral, ju që keni vrarë njerëz.

Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.

Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.

Ulsi: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet

Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti

Mbledhja e Komisionit eshte nderprere per disa minuata pushim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY