Gjermania në urgjencë per fuqi punëtore hedh syte nga Shqiperia

Gjermania në urgjencë per fuqi punëtore hedh syte nga Shqiperia

133
0
Shares

Ministri i Shëndetësisë Spahn dhe kolegët e tij kritikojnë procedurën e stërzgjatur për viza pune në Kosovë dhe Shqipëri. Ata paralajmërojnë ndryshime.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn do të kërkojë ndihmë në Evropën Juglindore për zgjidhjen e problemit me mungesën e personelit në shëndetësi. Në veçanti në Kosovë dhe Shqipëri ka një potencial shumë të lartë të fuqisë së re punëtore, deklaroi ai për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. “Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë se sa mendojmë ne”, tha Spahn. “Por ka shumë probleme të mëdha me dhënien e vizave”. Politikani i CDU-së thotë: “Ajo që nuk mund të kuptoj fare është se këta persona të përgatitur dhe të shkolluar duhet të presin shpesh deri në dhjetëë muaj për një vizë për Gjermani. Këto procedura duhet të përshpejtohen.” Edhe njohja e diplomave zgjatë tepër gjatë, mendon ministri.

“Duhet të kërkojmë edhe jashtë vendit”

Spahn pohon se Gjermania ka nevojë për rreth 50.000 persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuarit. “Duhet të kërkojmë ndihmë në vendet jashtë Gjermanisë.” Në Gjermani nuk ka më gati asnjë spital apo institucion për përkudjesjen që të mos ketë fuqi punëtore nga vendet tjera.

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) planifikon të fusë të drejtën që të huajtë të marrin vizë për gjashtë muaj me qëllim që të kërkojnë punë në Gjermani. “Të huajt që duan të punojnë në sektorin e përkujdesjes do të duhej të marrion vizë për gjashtë muaj dhe të vijnë në Gjermani. Kushti: ata nuk mund të marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as pas gjashtë muajve nuk kanë gjetur ndonjë vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyre”, tha Heil për të njëjtën gazetë. Me rëndësi është që Gjermania më në fund të nxjerrë një ligj të mirë për ardhjen e organizuar të migrantëve.

“Aksionet e koncentruara”

Spahn ka bërë të ditur para disa ditësh se ai, ministri Heil dhe ministrja e Familjes Franziska Giffey (SPD) do të nisin një “Aksion të koncentruar për përkujdesjen”. Partitë e Unionit dhe socialdemokratët kanë rënë dakord në programin e tyre qeverisës që të përmirësojnë kushtet për përgatitjen profesionale, informimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor. Heil ka bërë të ditur se rrogat për personat që punojnë në fushën e kujdesit për të moshuarit të rriten dukshëm deri në mes të vitit të ardhshëm. Të tre ministrat kanë dhënë së bashku intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY