Pako tritoli gati për aksion, kapet ne flagrance menaxheri i fabrikes (Emrat)

Pako tritoli gati për aksion, kapet ne flagrance menaxheri i fabrikes (Emrat)

305
0
Shares

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani sekuestrohen pako tritoli me kapsolla të montuara është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një shtetas italian.

Specialistët  kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative,  kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve ku kanë sekuestruar pako të dyshuara me lëndë tritol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar  tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.

U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi Agron Kryeziu,  28 vjeç, banues në Durrës.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit  të kompanisë, shtetasi italian  E.B.  43 vjeç.Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të  përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”,  ” Fshehja e të ardhurave”,  ” Punësimi i paligjshëm ” parashikuar në nenet  278/a , 278/5, 180  dhe 170/a të Kodit Penal e po punojnë për identifikimin e autorit dhe rrethanat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY