Vjen fundi i qeseve plastike, 10 deri në 15 milion lekë gjobë...

Vjen fundi i qeseve plastike, 10 deri në 15 milion lekë gjobë për ata që i përdorin

134
0
Shares

Ka mbaruar koha e qarkullimit të qeseve plastike në treg, që prej datës 1 korrik do të merren masa ndëshkuese dhe do të penalizohen përdoruesit dhe prodhuesit e tyre. Vendimi i miratuar dy muaj më parë parashikon gjoba me vlerë 10 deri në 15 milion lekësh për ata që i përdorin pas afatit të lejuar.

Sipas vendimit të hyrë tashmë në fuqi parashikohet të hidhen në treg vetëm qeset e riciklueshme me specifika të përcaktuara. Qeset e riciklueshme do të hidhen në treg nën kontrollin e ministrisë, shkruan Scan.tv, në pikat e shitjes së mallrave dhe produkteve vetëm kundrejt një pagesë të posaçme të identifikuar në faturën tatimore.

Vendimi përcakton sistem të shenjimit dhe identifikimit të ambalazheve të plastikës dhe inicialet e prodhuesit , shenjën e aditivit vetëshkatërrues si edhe elementë të tjerë të sigurisë si data, muaj dhe viti i prodhimit. Po veç kësaj, çdo ambalazh që ka një kontakt të drejtpërdrejtë me produktin ushqimor duhet të kenë shenjën përkatëse që është prodhuar për atë qëllim.

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë këtë informacion për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj me qëllim identifikim e atyre që janë në treg, në të kundërt do të penalizohen. Për kontrollin periodik, Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi Agjencinë Kombëtare e Mjedisit, së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY