Berat/Kryente falsifikim dokumentash, arrestohet 31-vjecari i shpallur në kërkim

Berat/Kryente falsifikim dokumentash, arrestohet 31-vjecari i shpallur në kërkim

126
0
Shares

Një 31-vjeçar nga Berati është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.

“Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor Arben Shëmilli, 31 vjeç, banues në lagjen “13 Shtatori”, Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me Vendimin Nr.56 datë 16.03.2018, e ka dënuar me 3-muaj e 10-ditë burg për veprat penale ”Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”,  ”Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 190/1 e 186/1 të Kodit Penal”, thotë policia në njoftimin zyrtar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY