Festoi pak orë para ngjarjes/ A qëndron versioni i vetëvrasjes së shoferit...

Festoi pak orë para ngjarjes/ A qëndron versioni i vetëvrasjes së shoferit të ministrit?

148
0
Shares

Versioni i vetëvrasjes së Shkëlzen Qordjes bëhet akoma më pak i besueshëm nga një detaj që ka dalë gjatë hetimeve. Sipas një raportimi të Top Channel, Qordja ka qenë duke festuar në një nga lokalet e ish bllokut, pak orë para se të parkonte makinën në garazhin e gardës.

“Versioni konfirmohet edhe nga të afërm të 31-vjeçarit, i cili sipas tyre kishte postuar edhe video në rrjetet sociale”.

Pas publikimit të këtij detaji, bëhen akoma më të forta dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje, pasi 31 vjeçari nuk ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike. Ai jo vetëm ka festuar me miqtë e tij, por edhe ka publikuar momente të festës në rrjetet sociale.

Gjithsesi, policia dhe prokuroria kanë nxituar të dalin në media me versionin e vetëvrasjes disa orë pasi Qordja u gjet i pajetë në makinë.

Shoferi i Ministrit të Brendshëm ndërroi jetë nga të shtënat e një automatiku, që u gjet në dorën e tij të djathtë dhe që kishte lëshuar një breshëri plumbash. Në sedilje u gjetën tre gëzhoja bën me dije policia.

Ndërkohë familjarët e viktimës kanë kërkuan që politika “të mos shkelmojë mbi trupin e njeriut të tyre dhe mos fabrikojë fantazi apo versione që rëndojnë pozitën e të ndjerit”. Pavarësisht kësaj si nga Partia Demokratike, ashtu edhe nga Partia Socialiste vazhdojnë deklaratat që komentojnë ngjarjen duke shtuar presionin mbi prokurorinë. /TCh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY