Si po shtrenjtohen banesat në Shqipëri, pesha e taksave është 100 Euro

Si po shtrenjtohen banesat në Shqipëri, pesha e taksave është 100 Euro

116
0
Shares

Në çdo metër katrorë që shesim, pesha e taksave është 100 Euro”, thotë Maksim Muçi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve.

Këto 100 Euro më shumë që ndërtuesit po paguajnë për çdo metër katror prej të pakten 2 vjetësh, i kanë shtrenjtuar apartamentet në çdo qytet të Shqipërisë.

Në Tiranë, ku kjo rritje është më e dukshme, agjentët imobiliarë thonë se ngarkesa e taksave ka bërë që çmimi i një apartamenti brenda zonës së unazës në kryeqytet të rritet me 20%.

“Çmimet janë rritur që prej vitit 2015, sepse janë rritur edhe kostot e ndërtimit edhe ngarkesa fiskale“, shprehet Lefter Sila, agjent imobilar.

Për ekspertët e ekonomisë, rritja e taksave nuk penalizon ndërtuesit, por qytetarët që blejnë apartamente.

“E gjithë kjo kosto shkon në xhepat e qytetarëve”, shton Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Sipas agjentëve të tregut, edhe marrëveshja me pronarin e truallit tashmë është më e vështirë, nga 30% të sipërfaqes së ndërtimit që merrte më parë pronari i tokës, sot merr 40% të saj. Ndërsa nëse shtohet dhe ngarkesa me taksa si ajo e infrastrukturës 8%, 15% tatimi mbi fitimin e së fundi edhe 3% e sipërfaqes së ndërtimit për strehimin social, çmimet do ta reflektojnë këtë situatë.

Lefter Sila: “Çmimet janë rritur dhe në treg po krijohet një paradoks, ka ofertë por nuk ka kërkesë, madje emigrantët që më parë ishin fuqia kryesore blerëse, sot po shesin”.

Kosto shtesë, thonë ndërtuesit, është lufta e pandershme që bëhet nga sektori informal.

Maksim Muçi: “Ka shumë kërkesë nga tregu informal që të ndërtohet dhe mbajnë çmime të larta duke deformuar tregun, janë duke na dëmtuar”.

Ndërsa ekspertët thonë se ndërtimi mbetet sektori më i dëshiruar për të pastruar paratë.

“Janë aktivizuar kohët e fundit kompani fantazëm me xhiro zero që po ndëtojnë dhe po deformojnë tregun”.

Gjatë 2017-s u identifikuan nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista 194 raste të dyshimta të blerjes së pasurive të paluajtshme.

Deri atëherë, të gjitha taksat e shtuara dhe ato të fshehta që vijë nga informaliteti, do të jenë në kurriz të qytetarëve që blejnë shtëpi të reja./Tv Klan

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY