Surprizat nuk kanë fund, Spanja i thotë lamtumirë Botërorit, Rusia bën historinë

Surprizat nuk kanë fund, Spanja i thotë lamtumirë Botërorit, Rusia bën historinë

96
0
Shares

Nuk kanë të ndalur suprizat në Kupën e Botës, Rusi 2018. Pas eliminimit shokues të Gjermanisë, Argjentinës dhe Portugalisë, radhës për të bërë gati valixhet e kishte Spanja, me kombëtaren e “La Roja” që dështuar për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit përballë vendasve të Rusisë.

Në “Luzhniki Stadium” erdhën në ndihmë penalltitë për të vendosur skuadrën e 3-të çerekfinaliste, me kohën e rregullt që u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në fakt të dy golat mbajnë firmën e rusëve, me Ignashevic që u tregua i paqartë në ndërhyrjen e tij, duke e dërguar sferën në portën e tij dhe duke prishur kështu ekuilibrat pas 12 minutash lojë.

Por 5 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Dzyuba u tregua i saktë nga 11 metërshi, duke vendosur baraspeshën.

Me pjesën e dytë dhe 30 minutat e kohësh shtesë që nuk sollën asnjë ndryshim rezultati, dy skuadrat iu drejtuan “ruletës ruse” me këtë të fundit që i buzëqeshi “shpikësve”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY