VIDEO/PD firmos peticionin kundër shembjes së teatrit

VIDEO/PD firmos peticionin kundër shembjes së teatrit

101
0
Shares

Dy deputetet e PD Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, kanë firmosur peticionin për kundërshtimin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Deputetja Albana Vokshi tha se “janë 8 mijë metër katror të cilat Edi Rama do t’ja japë kompanisë Fusha për të ngritur 6 kulla, 3 prej të cilave do ngriohen mbi truallin e Teatrit.”

PD kishte njoftuar se në orën 11 të ditës së sotme do të  mblidheshin para Teatrit Kombëtarë për të firmosur një peticion për kthimin e ligjit nga Presidenti.

Ndërkohë, ato kanë ftuar dhe deputetët e tjerë të firmosin peticionin që ndalon rrënimin e vlerave historike e kulturore të vendit duke mos lejuar pasurimin e atyre që duan ta grabitin vendin.

Partia Demokratike firmos së bashku me artistët peticionin drejtuar Presidentit të Republikës, Parlamentit, dhe institucioneve ndërkombëtare për kthimin e Ligjit për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 1 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY