FOTO GALERI & FITUESIT/ Zhvillohet Festivali Multikulturor “Kamza 2017”, morën pjesë 300...

FOTO GALERI & FITUESIT/ Zhvillohet Festivali Multikulturor “Kamza 2017”, morën pjesë 300 artistë nga të gjitha trojet shqiptare

260
0
Shares

Image GalleryNë kuadrin e veprimtarive kulturore dhe artistike të qytetit, u zhvillua me sukses në Pallatin e Kulturës, Festivali Multikulturor Kamza 2017, ku morën pjesën rreth 300 artistë nga të gjitha trojet shqiptare. Festivalin e ka përshëndetur kryebashkiaku Xhelal Mziu, nën kujdesin e të cilit u organizua ky edicion i radhës i festivalit multikulturor.
“Dua të falënderoj përzemërsisht të gjitha grupet pjesëmarrëse në këtë festival. Kamza ka nevojë për të pasur aktivitete të tilla, pasi ka infrastrukturën e nevojshme si dhe dëshirë për të zhvilluar sa më shumë aktivitete. Një thirrje për të pasur festival me një pjesëmarrje edhe më të madhe, pse jo, për të zhvilluar edhe aktivitete të tjera artistike dhe bashkëpunuese midis të gjitha grupeve artistike, por edhe midis qyteteve shqipfolëse”, është shprehur kryebashkiaku Mziu në fjalën e tij përshëndetëse në skenën e teatrit të Pallatit të Kulturës.
Pasi ka falënderuar pjesëmarrësit në festival, që vinin nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga Kosova, Mziu ka falënderuar edhe jurinë dhe ka vlerësuar profesionalizmin e treguar nga grupet artistike.
“Dua të falënderoj përzemërsisht jurinë e cila është një vlerë e shtuar edhe për festivalin, por edhe për Kamzën. Dua të falënderoj të gjithë ata pjesëmarrës të cilët kishin vërtet një aspekt profesional mjaft konkurrues për qytetin tonë dhe gjej rastin për t’i ftuar për të qenë pjesë edhe e festivaleve të tjera që do të zhvillojë qyteti ynë”, kanë qenë fjalët e Mziut në përshëndetjen e tij në skenën e ndërtuar në sheshin e qytetit përpara Pallatit të Kulturës.

Çmimet

Juria e përbërë nga Anjeza Shehu, Liljana Cingu dhe Esat Ruka shpallën fituesit.

Me kupën e festivalit u nderua ansambli “Çamëria” Vlorë.
Vendi i dytë i takoi shoqërisë kulturore artistike “Shota” Drenas.
Me vendin e tretë u nderua Grupi i Sazeve Këlcyrë.
Këngëtari më i mirë – Berat Krasniqi (Drenas) dhe Nurie Miftari (Tiranë).
Vallja më e mirë – Vallja me motive të Tiranës e Qendrës Kulturore Kamëz dhe Vallja Çame, Vlorë.
Valltari më i mirë – Altin Gega (Kamëz) dhe SHKA “Naim Frashëri” Fushë-Kosovë.
Valltarja më e mirë – Kasandra Haxhiu dhe Marsida Tafa (Kamëz).
Orkestrina më e mirë – Grupi orkestral i ansamblit të Tiranës.
Instrumentisti më i mirë – Evis Rrapo (Këlcyrë) dhe Rexhep Fejzo i ansamblit “Gora”.
Çmimi i karrierës – Mira Qatipi (Gorë) dhe grupi i ansamblit “Tirana”.
Kostumografia më e mirë e festivalit – SHKA “Burimet e Sharrit” Tetovë.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY