Rama flet për vdekjen e shoferit të Fatmir Xhafajt: ”U përfshi në...

Rama flet për vdekjen e shoferit të Fatmir Xhafajt: ”U përfshi në një skenar fantazie makabër”

167
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi dje, kur shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, u gjet i vrarë në makinën e tij, i goditur me 3 plumba.

Ai hedh poshtë akuzat e opozitës, sipas të cilës, shoferi i Xhafajt është ekzekutuar.  Sipas Ramës, akuzat e opozitës kishin për synim goditjen e ministrit të brendshëm dhe qeverisë.

Sipas PD ngjarja e rëndë implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe është një vrasje mafioze.

”Shpreh ngushëllime për familjen e punonjësit të gardës i cili u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne. Dhe dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes edhe përtej tragjedisë, edhe dhimbjes së pashpjegueshme për djalin, ata nuk mundën të gjejnë së paku nën rrebeshin e zi të sulmeve politike, për të njëjtat arsye, të mos arsyes që e kanë dominuar për kaq shumë kohë politikën tonë, dhe vazhdojnë që ta dominojnë, pa pasur aspak respekt, as për njerëzit e thjeshtë në kulmin e një momenti dhimbje.

Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në një skenar fantazie makabër për të goditur qeverinë, ministrin e Brendshëm, vërtetë që nuk ka fjalë për të komentuar. Është i neveritshëm, është i turpshëm, dhe është një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme në të cilën gjendet debati politik.” shprehet Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY