Vdekja e shoferit të ministrit, reagojnë ashpër familjaret: Na lini ta qajmë...

Vdekja e shoferit të ministrit, reagojnë ashpër familjaret: Na lini ta qajmë njeriun tonë.

197
0
Shares

Vdekja e mistershme e shoferit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përfshirë plotësisht jo vetëm median, opinionin publik dhe politikën por edhe shpërthimin e një sërë versionesh mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë në ambientet e Gardës së Republikës.

Më së shumti opozita ka qenë ajo e cila ka aluduar se vdekja e Shkëlzen Qordjas nuk është një vetëvrasje ashtu siç ka konkluduar hetimi i policisë, por një vrasje e cila po fshihet qëllimisht nga ana e policisë dhe vetë Ministrit Xhafaj.

Debatet e shumta në lidhje me ngjarjen kanë sjellë kësisioj dhe një reagim të familjes së të ndjerit, të cilët kanë kërkuar që politika dhe gjithkush të kenë më shumë respekt për vdekjen e tij.

Prindërit dhe vëllezërit e të ndjerit Qordja kanë dhënë një prononcim për gazetën Tema, të cilën mund ta lexoni më poshtë të plotë:

Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone qe e kemi ne mes te shtepise!

Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje!

Por fatkeqesisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve qe te na lene te qajme njeriun tone.

Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij.

U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.

Per shpirtin e zi qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte.

Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY