PS propozon ndryshim në Kodin Rrugor për shoferët me patenta të huaja

PS propozon ndryshim në Kodin Rrugor për shoferët me patenta të huaja

223
0
Shares

Në nisje të sezonit turistik deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë lehtësira për drejtuesit e mjeteve që kanë patentë të huaj. Sipas Kodit Rrugor në fuqi, në këto raste është prefekti ai që duhet të japë një përgjigje për lejet e drejtimit të bllokuara. Ndërsa deputeti Pjerin Ndreu propozon që të huajve t’u jepet e drejta e konvertimit me pagesë.

 “Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit te policise qe ka terhequr lejedrejtimin dhe per lejedrejtimet e leshuara nga nje shtet i huaj, pezullimi i parashikuar ne dispozitat e ketij neni konvertohet ne pagesen e nje shume qe eshte sa dyfishi i mases administrative maksimale te parashikuar per dispoziten e shkelur”

Një tjetër ndryshim për shtetasit e huaj është dhe e drejta e ankimimit brenda 20 ditësh.

 ‘Kunder mases se pezullimit te lejedrejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditesh, tek organet perkatese te drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 diteve ne vijim. Kur ankesa gjykohet e drejte, te interesuarit i kthehet lejedrejtimi”

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor kërkon 84 vota. Çka do të bëjë që në diskutimin në komisionet parlamentare të kërkohet dhe konsensusi i opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY