VIDEO/Kërkonin të mblidhnin dru për orendi, mbyten të dy në ujërat e...

VIDEO/Kërkonin të mblidhnin dru për orendi, mbyten të dy në ujërat e lumit

124
0
Shares

Mario Guthrie, 29 vjeç, u hodh në ujërat famëkeqe të rrezikshme në Broderick Park në Buffalo me qëllimin për të grumbulluar copa druri të hedhura aty në pellg.

Kur filloi të haste vështirësi, 46-vjeçari Scott Vader u hidh për ta ndihmuar atë.

Vader, megjithatë, u mbyt së bashku me njeriun  u përpoq ta shpëtonte. Ngjarja tragjike u dëshmua nga kalimtarët, të cilët varën një shkop në një përpjekje për të ndihmuar dyshen, por nuk mund t’i arrinin ato.

Një dëshmitare, Cristina Williams, tha për News 4 se Vader ishte fillimisht duke u përgatitur të hidhej në ujë për të mbledhur dru për të bërë orenditë kur Guthrie vendosi të hidhej i pari.

Ajo shtoi: “Ai kërceu dhe ishte e qartë se nuk ishte një notar i mirë”.

Williams tha se Guthrie kishte një pjesë të litarit të lidhur me dore, ndërsa Vader mbante anën tjetër, por e shkëputi sepse nuk ishte mjaft i gjatë sa ai të arrinte tek druri.

Kapiteni Jeff Rinaldo, nga Departamenti i Policisë Buffalo, tha se as notuesit me përvojë nuk duhet të hidhen në ato ujëra, duke kujtuar vdekjen më pak se një vit më parë nga zhytja e policit Craig Lehner. Lehner u mbyt në të njëjtin vend gjatë një ushtrimi stërvitor.

Ai ka thënë: “Ka rryma të ndryshme që rrjedhin sidomos kur hyni në rryma të turbullta që do t’ju tërheqin drejt murit dhe pastaj t’ju thithin në lumë, si dhe t’ju tërheqin poshtë, nuk është i sigurt në asnjë lloj rrethana”.

 

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY