Detaje nga vendi i ngjarjes,kush ishte shoferi i ministrit Xhafaj

Detaje nga vendi i ngjarjes,kush ishte shoferi i ministrit Xhafaj

270
0
Shares

Pas gjetjes së trupit të pajetë të shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj, dalin detaje të tjera nga ngjarja.

Sipas informacioneve paraprake të pakonfirmuara nga policia mësohet se në vendin e ngjarjes u gjetën 7 plumba, 6 në mur dhe një në kokën e viktimës.Viktima ishte Shkëlqim Qordja, 31 vjeç. Banor në lagjen “Qyteti Studenti”, Tiranë, sipas atyre që e njohin ai prej vitesh së bashku me të vëllanë, Ermalin, kanë punuar prej shumë kohësh si shoferë dhe shoqërues të Fatmir Xhafaj, shumë kohë edhe më përpara se të bëhej ministër i Brendshëm.

Ermali e ka lënë vendin e punës si shofer i tij pak kohë më parë, kurse Shkëlzeni ka qënë ende në atë pozicion deri mëngjesin e sotëm tragjik. Të dy vëllezërit kanë qenë mjaft të lidhur me Fatmir Xhafajn dhe Partinë Socialiste. Shkëlzeni mësohet se ishte një nga njerëzit më të ngushtë dhe të besuar të Fatmir Xhafajt, por veçanërisht kohët e fundit ai kishte nisur të ankohej shumë për shefin e tij. Mendohet se ai është pezulluar nga vetë ministri Xhafaj.

Deri më tani zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë tjetër nga Policia, Garda apo Ministria e Brendshme.Media pranë PD-së, Rilindja Demokratike ka shkruaar  se ky ka qenë një atentat mafioz, i cili po mbahet i fshehur në lidhje me dhenien e detajeve të autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY