Skema mashtrimi me TVSH-në/ 1 biznesmen i arrestuar, 3 sirianë në kërkim

Skema mashtrimi me TVSH-në/ 1 biznesmen i arrestuar, 3 sirianë në kërkim

197
0
Shares

Ata planikikuan një skemë mashtrimi që përfshiu 61 mln lekë në dëm të shtetit. Janë arrestuar Arrestohet nga policia administratori i tre kompanive, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 sirianë. I arrestuari është Laert Barzezi.

Nga hetimi disa mujor ka rezultuar se tre shoqëritë ‘FM Investment’, ‘Trade Investment’ dhe ‘Albania Eksport Medicinal’ kryenin blerje brenda vendit dhe importe me vlera të larta, ndërkohë që shitjet ishin fiktive duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe abuzuar me kreditimin e TVSH-së. Të reja shoqëritë rezultojnë inekzistente.

Në përfundim të hetimit janë sekuestruar blloqe TVSH-je, fatura dhe mandate, ndërsa dëmi ekonomik nga aktiviteti rezulton të jetë mbi 61 milionë lekë (të reja).

Sipas grupit hetimor produktet e blera u faturoheshin kompanive të tjera, aktiviteti i të cilave nuk korrespondonte me atë të Barzezit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY