Cmimet e larta të fluturimeve nga aeroporti i Rinasit, meren masa ndaj...

Cmimet e larta të fluturimeve nga aeroporti i Rinasit, meren masa ndaj konçensionarit

230
0
Shares

Qeveria kërkon rishikimin e tarifave që koncesionari i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës u vendos kompanive të fluturimit.

Televizioni Klan ka mësuar se me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe asaj të Financave dhe Ekonomisë, Autoritetit të Aviacionit Civil i është deleguar kompetenca për të kontraktuar një ekspert financiar, i cili do të bëjë vlerësimin e pavarur ekonomik dhe më pas rishikimin e kontratës koncesionare.

Konsulenti do të krahasojë fitimet e kompanisë që ka operimin e aeroportit me skenarin bazë të fitimeve që ka patur në kontratën e firmosur me qeverinë shqiptare, si dhe do të analizojë çmimet që u vendos palëve të treta firma koncesionare.

Analiza do të përfshijë edhe krahasimin e tarifave të Aeroportit të Tiranës me aeroportet e rajonit, për të parë nëse reflekton një nivel të drejtë të tyre.

Në përgjegjësi të ekspertit të pavarur është dhe vlerësimi i mënyrës se si është zbatuar kontrata nga të dyja palët: shteti dhe koncesionari.

Në total konsulentit do t’i jepen 290 mijë dollarë për të bërë analizën brenda 4 muajsh, e në bazë të konkluzioneve të tij do të ndryshohet kontrata.

Kjo e drejtë i lind palës shtetërore në bazë të nenit 19.4 të kontratës me Tirana International Airport, i cili sanksionon se në bazë të rezultateve të ekspertit, palët do të amendojnë kontratën për të rikthyer ekuilibrin ekonomik të koncesionit në përputhje me praktikën më të mirë të kësaj industrie.

Fakti që kërkesa për rishikimin ekonomik të koncesionit po bëhet nga autoritetet shtetërore, dëshmon se vetë qeveria është e pakënaqur me mënyrën se si po e zbatohet kontrata nga kjo kompani.

Disa të dhëna zyrtare të publikuara pak ditë më parë nga Tv Klan tregojnë se aeroporti i vetëm i Shqipërisë ka tarifa 2 deri në 3 herë më të larta se rajoni, fakt i pranuar ky edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Këto tarifa i bëjnë çmimet e biletave për shqiptarët më të shtrenjtat në rajon dhe sipas të dhënave, kompania koncesionare përfiton 25 % të çmimit të biletave

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY