Video/ Kryetari i FRESSH-it arrestohet per korrupsion

Video/ Kryetari i FRESSH-it arrestohet per korrupsion

314
0
Shares

Policia e shtetit shpërndau një video ku dy të rinj nga Erseka shfaqen duke tentuar të korruptojnë policin e rrugores me 20 mijë lekë të vjetra, para se të merrnin gjobë. Lapsi.al mësoi se njëri nga të rinjtë është kryetar i FRESSH në Ersekë dhe drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Pandi Cunge. 23 vjeçari ishte nën shoqërinë e drejtorit të Ujësjellësit të qytetit, Igli Radomit. Të dy drejtuesit e përfshirë në këtë akt korrupsioni janë emëruar dhe janë zgjedhje e deputetes Elisa Spiropali, e cila mban edhe detyrën e Koordinatores së bashkëqeverisjes me qytetarët.

VIDEO/ Nuk e joshi dot policin me 20 mijë lekë, prangoset shoferi

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të ditur se ka goditur një tjetër rast të “mitëdhënës”.Sipas kësaj policie, mësohet se nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës u arrestua në kushtet e flagrancës P. Ç., 23 vjeç, banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundërvajtjen e kryer, drejtuesi i mjetit tip “BMV”me targë AA 487 CJ, i ka dhënë punonjësve të policisë dy kartëmonedha me prerje 1000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Publiée par Fakte Interesante sur Jeudi 28 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY