“Terror i egër në SHISH për nxjerrjen e emrit të Taulant Yaris”

“Terror i egër në SHISH për nxjerrjen e emrit të Taulant Yaris”

175
0
Shares
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Taulant Balla, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në “Facebook” ka denoncuar nisjen e  një fushatë terrori në SHISH, për të gjetur burimin e informacionit të Bashës në lidhje me miliona eurot që u kapën në portin e Durrësit.

Në postimin e tij në FB ish-kryeministri Berisha thotë se punonjës të SHISH janë marrë në pyetje për më shumë se 7 orë nën terror psikologjik. Berisah i bën thirrje Komisionit parlamentar të Sigurisë të ndërmarrë me urgjencë hetimin e terrorit që po ushtrohet në SHISH ndaj punonjësve që dyshohen se kanë nxjerrë emrin e kreut të Grupit të PS, Taulant Ballës, si ‘garanti”.

Postimi i Berishes:

Terror i egër në SHISH për nxjerrjen e emrit të Taulant Yaris/Gjurës/Hoxhës/Jasharit/Ballës si garantues i parave të drogës! Prej tre ditësh, me urdhër të Edvin Kristaq Ramës, ish-xhelatët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, aktualisht drejtorë kryesorë në Shërbimin Informativ, ushtrojnë një terror të paparë ndaj punonjësve të këtij Shërbimi tek të cilët ata dyshojnë se kanë informuar Bashën për emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milionë euro para droge, bazuar në informacionet e dhëna nga shërbime partnere.

Procedurat e terrorit psikologjik që përdorin ish-xhelatët e Sigurimit të Shtetit konsistojnë ndër të tjera në seanca të zgjatura edhe deri në 7 orë pyetjesh dhe kërcënimesh të paktën deri dje mbasdite në katër raste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të ish-xhelatëve të Sigurimit të Shtetit ndaj punonjësve të pafajshëm të SHISH për të mbrojtur Taulant Yarisin, i bëj thirrje deputetëve të Komisionit parlamentar të Sigurisë të ndërmarrin me urgjencë hetimin e këtij terrori të paparë dhe të informojnë sa më shpejt publikun për këtë veprimtari terroriste të Sigurimit të Shtetit në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY