Basha zbulon dokumentin gjerman: Përse duhet të ketë një vendim të...

Basha zbulon dokumentin gjerman: Përse duhet të ketë një vendim të Bundestagut

117
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zbuluar sot një dokument të rëndësishëm të qeverisë gjermane gjatë fjalës së tij në Parlament. Sipas këtij dokumenti negociatat do të hapen vetëm pasi bundestagu gjerman do të votojë një gjë të tillë.

“Ja çfarë thotë Gjermania 24 orë pas marrjes së vendimit, moshapjes së negociatave dhe shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave ose jo deri në qershor. Citoj, si duhet lexuar vendimi i Këshillit Europian: “Deri në qershor 2019 nuk ndodh asgjë sa i përket negociatave, vendet duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, implementimi do të vëzhgohet dhe vlerësohet nga Komisioni.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë në qershor 2019, por jo negociatat.

E qartë është që Këshilli, si edhe këtë vit, edhe në qershor 2019 do të merret me paketën e zgjerimit dhe do të nxjerrë përfundimet. Konferenca e parë e negociatave mund të bëhet në fund të 2019 vetëm në varësi të progresit të arritur dhe aprovimit nga Këshilli”.

“Procesi i negociatave’, vazhdon dokumenti të cilin e citoj fjalë për fjalë, “fillon në fund të 2019, gjithmonë nëse janë arritur përparimet e nevojshme sipas pikëpamjes së Këshillit. Vendimi për hapjen e negociatave në Konferencën e parë”, vijon dokumenti zyrtar gjerman “është edhe në varësi të procedurave të parlamenteve kombëtare”, citohen konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

“Këtu”, vazhdon dokumenti gjerman, “do të pyetet edhe Bundestag-u përpara se Këshilli të dalë me qëndrimin e tij në dhjetor 2019. Kjo do të thotë”, përfundon dokumenti zyrtar gjerman, “nuk ka hapje të negociatave përpara se të ketë një vendim të Bundestag-ut”, që është natyrisht, e drejta dhe detyrimi kushtetues i Parlamentit gjerman, shpjegoi Basha gjate fjales se tij ne Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY