Pirro Mani i sëmurë në Amerikë, Veliaj e përdor për qëllimet e...

Pirro Mani i sëmurë në Amerikë, Veliaj e përdor për qëllimet e veta

288
0
Shares

Ndërsa Pirro Mani, aktori dhe regjisori i njohur ndodhet në fund të jetës së tij i sëmurë dhe në Amerikë, kryetari i Bashkisë që sic duket është përfshirë në mbledhjen e firmave të aktorëve për ndërtimin e Teatrit, nuk ka nguruar ta bëjë atë pjesë të maskaradës së tij politike.

Emri i të njohurit Pirro Mani ishte në krye të listës me 65 emra, që ishin shprehur hapur pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për ndërtimin e një teatri të ri, por pa cenuar asnjë cm nga trualli ekzistues që i takon teatrit.

Letra me emrat e artistëve të njohur, apo edhe të rinj, iu përcoll dje krerëve të shtetit dhe qeveria nxitoi të miraton projektligjin që i hap rrugën realzimit të projketit.  Pas kësaj, vjen reagimi i bashkëshortes së Pirro Manit, aktores aq të dashur për shqiptarët, Pavlina Mani, e cila në një prononcim për “Shekulli” thotë se i shoqi nuk ka vënë asnjë firmë, e as është shprehur për shembje teatri.

Reagimi i Pavlina Manit

Përderisa në këtë punë paska futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë. Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që nuk ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë venë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë.

Ne nuk merremi me këto gjëra, athe në plan të parë nuk është fare cështja te ndërtimi i Teatrit, atje bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Ne jemi astistë, nuk jemi politikanë.

Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për Teatër, të ekzistojë teatri të ekzistojë edhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro sic e ka gjithë bota.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY