Kapen me 350 mijë euro kokainë në BMW X5, arrestimi i korrierëve...

Kapen me 350 mijë euro kokainë në BMW X5, arrestimi i korrierëve shqiptarë

130
0
Shares

Një 1 kg kokainë është sekuestruar nga Guardia di Finanza e Trentos në jug të Bolzanos, duke çuar në pranga dy korrierë shqiptarë, banues në këtë zonë. Njëri prej tyre ishte arratisur nga arresti shtëpiak.

Nëse do të shitej në tregun me pakicë, lënda narkotike do të ishte ndarë në 5 mijë doza me vlerën e 350 mijë eurove, siç shkruan “Ansa”. Kokaina është vlerësuar e cilësisë së pastër pas analizave në laborator.

Pas ndalimit të makinës BMW 5, me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, policët ushtruan kontrolle brenda mjetit me ndihmën e qenve antidrogë, të cilët gjetën menjëherë kokainë nën ulësen e përparme.

Një kërkim u krye gjithashtu në vendbanimin e dy korrierëve në Bolzano.

Në një nga apartamentet, policia gjeti një peshore precize dhe materiale të tjera ku u gjet prania e grimcave të kokainës.

Dy korrierët, 24 dhe 41 vjeç, u arrestuan dhe u vendosën në burgun e Bolzanos, me dyshimin për trafikimin e narkotikëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY