Pretenca e prokurorisë dërgon në gjykatë bandën e Jugen Mollës,emrat

Pretenca e prokurorisë dërgon në gjykatë bandën e Jugen Mollës,emrat

182
0
Shares

Prokuroria kërkon 131 vite burg për 9 të pandehurit të kapur me drogë. Të pandehurit akuzohen për grup struktural kriminal dhe për trafikim të narkotikëve.

Jurgen Molla dhe 8 të pandehurit e tjerë trafikonin heroinë.Në vitin 2016 u bë e mundur kapja e tyre falë operacionit ‘Ballkan’.

Prokurori Eugen Beci për këtë çështje ka dërguar në gjykatë 9 të pandehur, të cilët i akuzon për katër episode të trafikimit të heroinës dhe llojeve të tjera të narkotikëve.

Të pandehurit janë; Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri, Anest Koromani, Arif Çiço, Blerim Ukimeraj dhe Elmi Thaqi si dhe të pandehurit turq, Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir akuzohen për veprat penale të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Jurgen-Molla-policia-600x315

Pretenca e Prokurorisë

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Molla për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Molla për veprën penale të “ Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Jurgen Molla me 12(dymbëdhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Jurgen Molla me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burg.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyr Kotorri për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyr Kotorri për veprën penale të “ Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4(katër) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Shyqyr Kotorri me 11(njëmbëdhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Shyqyr Kotorri me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burg.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Anest Koromani për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg.Deklarimin fajtor të të pandehurit Anest Koromani për veprën penale të “ Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Anest Koromani me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Anest Koromani me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arif Çiço për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arif Çiço për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Arif Çiço me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Arif Çiço me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Kurtuluş për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Kurtuluş për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Enver Kurtuluş me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Enver Kurtuluş me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Abubekir Tuncdemir për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Abubekir Tuncdemir për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Abubekir Tuncdemir me 9(nëntë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Abubekir Tuncdemir me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burg.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Ukimeraj për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Ukimeraj për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Blerim Ukimeraj me 9(nëntë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Blerim Ukimeraj me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burg.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7(shtatë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale «Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim» parashikuar nga neni 324/a/1 dhe dënimin e tij me 1 (Një) vit burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) me 7(shtatë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Myftaraj për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 8(tetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Myftaraj për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Orges Myftaraj me 8(tetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Orges Myftaraj me 13 (trembëdhjetë) vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY