BASHA nga selia e PD: Moshapja e negociatave është refuzim personal ndaj...

BASHA nga selia e PD: Moshapja e negociatave është refuzim personal ndaj Edi Ramës

98
0
Shares

Lulëzim Basha vjen me reagimin e tij nga selia e Partisë demokratike. Sipas tij, moshapja e negociatave  është refuzim ndaj Edi Ramës. Qeveria Edi rama dhe makina e saj e propagandes ka mashtruar shqiptarët për hapjen e negociatave. Sipas tij, lajmi për moshapjen e negociatave është  lajm i  keq  dhe i hidhur për shqiptarët.

”Sot kemi nevojë të kuptojmë disa të vërteta të thjeshta. Gjuha e BE nuk është refuzim i Shqipërise, perkundrazi rruga drejt integrimit është në dorën tonë. Moshapja është refuzim ndaj krimit, ekonomisë së kontrolluar nga paratë e  drogës dhe krimit.”

Basha thotë se sot shqiptarët janë të turpëruar nga Edi Rama  i cili sulmoi dhe deputët europianë të cilët të shqetësuar kritikuan gjëndjen e Shqipërisë, kritika të cilat i bënin mirë Shqipërisë. Po të kishim ndjekur këshillat e tyre, sot do të ishte ndryshe për Shqipërinë.

Mashtrimi i paturp ndaj shqiptarëve i Edi Ramës nuk ka për të përmbushur asnjë kusht për integrimin drejt BE. Shqiptarët  vuajnë zgjedhjen e këtij kryeministri të inkriminuar me  drogën dhe krimin.

Sot, më shumë se kurrë, e dimë se ka një rrugë për të shkuar drejt Europës, të përballemi me realitetin, është qeveria e Edi Ramës ajo që na mban larg endrrës evropiane. Partia Demokratike do të bëjë gjithcka për të çuar qytetarët drejt BE.

Deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 27 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY