Vokshi apelon në KE: Na mbështesni të ruajmë Teatrin Kombëtar

Vokshi apelon në KE: Na mbështesni të ruajmë Teatrin Kombëtar

102
0
Shares

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi ka ngitur cështjen e Teatrit Kombëtar në Parlamenti Europian në Bruksel  në një seancë ku u diskutua mbi trashëgiminë kulturore në Europë.

Në praninë e autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian si kreu i Parlamentit Antonio Tajani dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker Vokshi apeloi per ruajten e godines që për 80 vjet ka qënë Teatri Kombëtar i vendit.

“Arsyeja kryesore pse kërkova fjalën është kjo godinë i përket qendrës së qytetit, e ndërtuar nga arkitekti i famshëm Italian Xhulio Berte, e cila qenë për 80 vite Teatri Kombëtar.

Aktualisht jemi në javën e tretë të një proteste të përditshme nga artistët para Teatrit sepse qeveria ka vendosur ta shembë. Ne duam të mbrojmë këtë ndërtesë sepse qeveria vendosi ta prishë që ti japë tokën privatit për të ndërtuar kulla të larta.

Kam një apel për ju për të shpëtuar këtë ndërtesë por edhe ti kushtoni më shumë vëmendje  vendeve si Shqipëria, për të pasur projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për të lidhur të shkuarën me të ardhmen”, apeloi  Vokshi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY