Vrasja e biznesmenit të kafesë, arrestohet 28 vjeçari

Vrasja e biznesmenit të kafesë, arrestohet 28 vjeçari

199
0
Shares

Pas afro 1 muaji nga vrasja e biznesmenit të kafesë në Vlorë, Vasil Dervishaj, policia ka ndaluar gjatë ditës së sotme Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, ndalimi i 28-vjecarit është bërë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin Nr.169 të datës 20 qershor 2018, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Historia e ngjarjes:
Vrasja e biznesmenit të kafesë vasil Dervishaj  ndodhi në 4 qershor të këtij viti tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia’.  I riu është qëlluar disa herë me armë nga persona ende të paidentifikuar në mjetin e tij tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte.

I riu ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë jashtë mjetit të tij.

Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje.

Dy nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të konkurrencës si dhe për prishje të pazareve të drogës. 29-vjecari ka qenë i dënuar edhe më herët për trafik droge, ndërsa para një viti e gjysmë ka pasur një debat me një tregtar tjetër të kafesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY