Mblidhen paratë për gjobat e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner, sa eshte shuma

Mblidhen paratë për gjobat e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner, sa eshte shuma

152
0
Shares

Shuma e grumbulluar për të paguar gjobën për tre lojtarët e Zvicrës, të cilët festuan me shqiponjën pas shënimit të golave kundër Serbisë, nga donacionet online është 25 mijë e 124 dollarë  Objektivi zyrtar ishte 25 mijë dollarëve.

Janë grumbulluar paratë për të paguar dënimin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichsteiner, për festën me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë. Në këto momente, shuma e grumbulluar nga donacionet online është 25 mijë e 124 dollarë.  Organizatorët e fondit kanë deklaruar së nëse Zvicra nuk i pranon të hollat për të paguar dënimin, ato do të shkojnë për bamirësi.

Shqiptarët janë mobilizuar menjëherë pasi Komisioni Disiplinor i FIFA ka dhënë gjoba për tre lojtarët e Zvicrës të cilët festuan me shqiponjën pas shënimit të golave kundër Serbisë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë euro, ndërsa nga dënimi nuk shpëtoi as kapiteni zviceran Stephan Lichtsteiner, i cili u dënua me 5 mijë euro, pasi bashkë me shqiptarët festoi edhe ai me shqiponjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY