Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka quajtur një dështim të madh mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Me anë të një statusi në rFacebook, Manjani shkruan se sot BE e tha qartë se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër drogës, krimit dhe korrupsionit, duke nxjerrë zbuluar gënjeshtrat qeveritare për arritje të mëdha.
Sipas tij e vetmja mënyrë që të shpëtojë Shqipëria është largimi i kësaj qeverie.
POSTIMI I MANJANIT:
Shumë interesant qëndrimi i sotëm i Këshillit Europian.
Shqipëria ka bërë progres të dukshëm.
Por droga, krimi, korrupsioni dhe drejtësia e pamjaftueshme janë pengesë ende.
E thënë thjesht Shqipëria është në rregull, por jo qeveria!
Në fakt, qeveria dështoi paq! Megjithë progresin e Shqipërisë nuk arriti të marrë një ftesë për negociata sot, siç edhe kishte premtuar!
Logjika ta do që të shpëtojë Shqipëria duket të largohet qeveria!
Këtë thotë Europa, fare thjeshtë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/