Eurot e gjetura në Toyota, sekuestrohen pasuritë dhe llogaritë bankare të kushërinjve...

Eurot e gjetura në Toyota, sekuestrohen pasuritë dhe llogaritë bankare të kushërinjve Vladi

154
0
Shares

Pasuria e Alfred dhe Elvis Vladit të shpallur në kërkim si porositësit e 2 Toyotave ku u gjetën rreth 3.5 milionë Euro do të jetë subjekt i ligjit Antimafia.

Burime nga Policia e Shteti sqarojnë për Tv Klan se do të vihen nën sekuestro pasuritë e tyre llogari bankare dhe pasuri të tjera të paluajtshme. Të dy kushërinjtë nga Dibra janë arratisur dhe dyshohet se kanë dalë jashtë vendit

Ndër pasuritë e tyre është dhe një agjenci për dhënien e makinave me qira e cila ndodhet në Laprakë. Ajo ndodhet në rrugën ‘Lord Bajron’ dhe përkon me adresën që Alfred Vladi ka dhënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Prej të paktën dy ditësh, agjencia qëndron e mbyllur dhe dy kushërinjtë Vladi nuk janë nuk janë parë në këto ambiente. Oficerët janë duke verifikuar edhe pasuritë e familjarëve të afërt të tyre për të parë nëse ata i justifikojnë ato.

Në sitën e hetuesve do të kalojë dhe pasuria e 4 të arrestuarve të tjerë Agim Çeka, Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri. Ky i fundit ka në pronësi një servis pranë zonës së bregut të lumit në kryeqytet. Katër të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e merkurë dhe mësohet se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për ta.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY