Aktivisti i njohur ‘armatoset’ me tharëse flokesh, ja arsyeja

Aktivisti i njohur ‘armatoset’ me tharëse flokesh, ja arsyeja

145
0
Shares

Rreth 12 mijë libra, revista dhe gazeta janë dëmtuar nga uji që ka hyrë në një nga sallat e nëndheshme në ambientet e Bibliotekës Kombëtare pas reshjeve të fuqishme të shiut gjatë ditës së shtunë. Situata është emergjente dhe drejtuesit kanë marrë masat e tyre edhe pse me punonjës të paktë në numër dhe pa ndhimë nga autoritet më të larta.

Ndërsa punonjësit vijojnë punën intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur, aktivisti i njohur i shoqërisë Civile , Zirkon Disha ka postuar  disa foto të tij ku i armatosur me dy tharëse flokesh bën thirrje për shpëtimin e librave të Biblotekës Kombëtar.

Fotoja edhe pse ka humor duket edhe se është një gjetje e bukur qytetare e Zirkon Dishës për t’i thënë publikut që Bibloteka ka nevoje për ndihmën e te gjitheve.

Për tek Biblioteka Kombëtare, shpëto një libër që nesër të kemi drejtues më të përgjegjshëm.”- thotë Disha në postimin e tij.

 

Prisni kur te heqin Bibloteken dhe te ngrene Kulla

Disha disa orë më parë kishte reaguar në “Facebook” edhe për indiferencen e autoriteteve më të larta për t’i ardhur në ndihmë stafit të Biblotekës Kombëtare dhe ta shfrytezonin kete rast per te ngritur kulla, si ne rastin e Teatrit Kombetar.

Prisni kur te heqin Bibliotekën Kombëtare, me justifikimin se është e pasigurtë ruajtja e veprave të cilat i shpëtuan zjarrit dhe përmbytjes.  Me një ofertë të pakërkuar kompania Fusha do kërkoj të zhvilloj godinën në harmoni me sheshin. Disa kulla do e zgjidhnin problemin!   Përkohësisht, mund të transferohet Biblioteka Kombëtare në bunkeret e Surrelit!”- reagon Disha.

 

Biblioteka Kombëtare lajmëroi se uji ka prekur librat e sistemuar në nivelet e ulëta të një salle të nëndheshme, kryesisht botime shkollore dhe tekste të 15 viteve të fundit të cilat nuk janë arritur të ruhen siç duhet prej mungesës së hapësirave depozituese, ndërsa bëri me dije se nuk ishte prekur fondi i vlerave të rralla dhe arkivi i librit dhe i periodikut shqip.

Mediat nuk u lejuan të hyjnë në Bibliotekë për të raportuar gjendjen, ndërsa zyrtarët e e  Ministria e Kulturës nuk kanë  komentuar situatën.

Nga jashtë godinës mund të shihen disa libra të nxjerrë për t’u tharë në dritare, ndërsa në njoftimin për shtyp të bibliotekës janë shpërndarë gjithashtu imazhe të librave të lagur të hapur në sallat e leximit dhe peceta të përdorura për tharje.

Në mars të një viti më parë, Biblioteka Kombëtare humbi gjithashtu një pjesë të inventarit të saj për shkak të një zjarri që përfshiu një hapësirë të katit të dytë. Edhe atëherë stafi lajmëroi se botimet e prekura ishin ato të pas viteve ’90 dhe se dëmi nuk ishte i parikuperueshëm.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY