Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

176
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë  ka raportuar së fundimi për punën e bërë gjatë 24 orëve

Njoftimi zyrtyar i policisë thotë se janë proceduar penalisht 38 shtetas gjatë 24 orëve të fundit, nga këta 8 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është ndaluar, 27 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë si dhe janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Kontrabande mallrash,  posedim kanbis sativa, dhune fizike, ngarje automjet ne gjendje te dehur, shperdorim te detyres këto janë krimet qe kanë bërë më së shumtur të ndaluarit.

NJOFTIMI :

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 24 orëve

Procedohen penalisht 38 shtetas gjatë 24 orëve të fundit, nga këta 8 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është ndaluar, 27 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë si dhe janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Konkretisht, janë arrestuar shtetasit e mëposhtëm për vepra të ndryshme penale :

– D. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frano Bardhi”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf 4”, në të cilin ishte pasagjer ju gjet e bllokua 3.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish bashkëshorten, shtetasen B. D., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

– B. I., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë në rrugën “Princ Vidi”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, E. I., 24 vjeçe të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mënjëhershëm të mbrojtjes.

– F. R., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases A. M., 23 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mënjëhershëm të mbrojtjes.

– A. B., vjeç 55, banues në fshatin Priskë e Madhe Tiranë, pasi në fshatin Priskë e Madhe, ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke prishur qetësinë publike.

– I. B., 31 vjeç, banues në Kamëz, pasi në banesë ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes B. I., 21 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mënjëhershëm të mbrojtjes.

– B. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore të autostradës “Vorë –Tiranë”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Lifan” ka dalë nga rruga, për pasojë është vetë dëmtuar.

– G. Ç., 56 vjeç, banues në Pezë Helmës Tiranë, pasi në Pezë Helmës është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”.

Janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrestit në burg”, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu u ndalua shtetasi M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore, ose të akcizës” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Kanë vijuar pikat e kontrollit, si fikse dhe të lëvizshme gjatë të cilave :

– janë kontrolluar dhe verifikuar 486 persona

– janë shoqëruar 30 persona në Komisariatet e Tiranës

– janë kontrolluar 363 mjete

Policia rrugore ka vijuar monitorimin e rrugëve me qëllim rritjen e paranetrave të sigurisë dhe gjatë kontrolleve të ushtruara janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë marrë 382 Masa Administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY