Elbasan/Favorizonte ndërtime të paligjshme, në pranga inspektori i policisë, emri

Elbasan/Favorizonte ndërtime të paligjshme, në pranga inspektori i policisë, emri

139
0
Shares

1 punonjës policie ëshë arrestuar pasi shpërdoroi detyrën. SHÇBA njofton se punonjësi i policisë është arrestuar gjithashtu pasi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv gjatë kohës që ka qënë në detyrë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit e arrestuan Inspektorin e Policisë Idajet Sina, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Stacionin e Policisë, Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme.

Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 Njoftimi i SHÇBA-së:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA), Elbasan arrestoi 1 punonjës policie për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit arrestuan Inspektorin e Policisë Idajet Sina, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë, Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme.

Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në kuadër të hetimit u morën të pandehur shtetasit S.K, D.K, Th.Ç dhe Z.K., banorë të Njësisë Administrative Seferan e Belshit, zonë e cila mbulohej nga Inspektori Sina.  Të katërt shtetasit akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY