“Derrkuci i Toyotës në hall, foli njësoj edhe për avionet e drogës,...

“Derrkuci i Toyotës në hall, foli njësoj edhe për avionet e drogës, Tahirin, Elvis Rroshin e Agron Xhafajn”

153
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili mori guxim të dilte  para medias pas një hezitimi prej 48 orësh për ti dhënë përgjigje akuzave të kryedemokratit Basha, se ai është garanti për futjen e 3.4 mln eurove në makinat Toyota, tha se është Basha  ai që ka lidhje me personat e përfshirë në këtë cështje.

Pas deklaratës së Ballës, ka ardhur menjehere edhe përgjigja nga Partia Demokratike.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka me një status në Facebook bën thirrje që Balla të publikojë që tani provat që ka ndaj Bashës, nuk ka pse pret të Enjten. “Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.”- shkruan Balla ne postimin e tij ne FB.

Më pas Paloka ka renditur disa fakte për ngjarjet tashmë publike ku është përfshirë Balla me deklaratat e tij.“Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.”

Reagimi i Edi Palokës:

Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.

Dy pyetje për derrkucin me Toyota:

Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?

Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?

Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY