Negociatat me BE/ Shqiperia në pritje të vendimit, Rama ne Austri për...

Negociatat me BE/ Shqiperia në pritje të vendimit, Rama ne Austri për pikturat e tij

143
0
Shares

Në datën 27 qershor, një ditë para nisjes së samitit të kryeministrave në Bruksel, Rama do të hapë një ekspozitë me pikturat e tij në Austri.

Ekspozita hapet në galerinë “Landesgalerie Burgenland” në qytetain austriak të Eisenstadt, një ditë para se të merret përgjigjia për negociatat

Në prezantimin që i bëhet hapjes së eskspozitës, në galerinë austriake shkruhet: “Edi Rama nuk është vetëm kryeministri i Shqipërisë, por edhe një artist internacional. Në mijëra fletë kalendari, ai hedh mendimet dhe frymëzimet e tij në ngjyra abstrakte. Për këtë arsye krijon forma lulesh, organika, kryesisht me bojë, stilolapsa dhe shkumës. Ai vetë e përshkruan këtë si një shpërthim i qënies së tij të brendshme, që përpiqet ta shprehë sa më mirë”.

Në prezantimin e ekspozitës normalisht nuk ka si të thuhet asgjë për momentin ku është Shqipëria, për negociatat, për kushtet, për trafikun e drogës, për korrupsionin apo dështimin e mundshëm të qeverisë. Ambjenti i ekspozitës është shumë larg atmosferës së nderë që do të përjetojnë zyrtarët e shtetit shqiptar në Bruksel, shkruan Lapsi.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY