Botërori 2018/O sot o kurrë, Argjentina e Messit luan shansin e fundit

Botërori 2018/O sot o kurrë, Argjentina e Messit luan shansin e fundit

124
0
Shares

Sot në orën 16:00 luhen ndeshjet e grupit C. Një grup që duket i zgjidhur në letër, ku Danimarka ka 4 pikë dhe Franca ka 6 pikë. Ndërkohë nga ana tjetër Australia dhe Peruja luajnë një sfidë më shpresën që Danimarka të humbasë përballë Francës dhe Australia të fitojë përballë Perusë.

Peruja  është ndër ekipet që ka humbur gjithë shpresat e kualifikimit sot luan një ndeshje prestigji. Një ndeshje përballë ekipit australian,ky kjo e fundit kërkon fitoren dhe shpresën se Danimarka do të humbasë. Peruja, në dy ndeshjet e fundit ka dalë me dy humbje fatale, njësoj si Costa Rica pa gjetur rrugën e rrjetës, ndërkohë që sot kërkon të paktën një rezultat pozitiv për tu larguar nga Rusia.

Në orën 20:00, luan shpresat e fundit të saj dhe Argjentina. Ajo është përballë Nigerisë së cilës i mjafton thjesht një barazim për tu kualifikuar.  Pas 2 ndeshjeve zhgënjyese me Islandën ku Messi humbi penalltinë, dhe humbja shokuese përballë Kroacisë,Argjentina kërkon të gjejë mundësinë për të kaluar në fazën tjetër. Sot priten ndyshimë në formacion ku pritet të luajë Edi Maria në formacionin e parë dhe loja ti kalojë lojtarëve veteranë të ekipit, Messi dhe Aguero.

Nga ana tjetër Kroacia, ka përballë Islandën. E favorizuar më 5 gola në ndeshjet e mëparshme, kroati e ka të vështirë përballë Islandës e cila gjithashtu kërkon mundësinë e fundit për fitore njësoj si Argjentina. Kroacisë i duhen vetëm mbi 2 gola për të fituar dhe kaluar në fazën tjetër, dhe nëse këtë ndeshje e fiton Islanda.

Argjentina nuk pret më dhurata nga Kroacia, pasi përballë Nigerisë duhet të tregojë forcën e vetë si në çdo kampionat botëror të 5 viteve të fundit, ku Nigeria ka rënë në grup gjithmonë me Argjentinën. Argjentina e ka mundur gjithmonë Nigerinë me vështirësi dhe sot është radha e Messit të drejtojë ekipin drejt fazës tjetër osë të humbasin shansin e këtij botërori.

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY