Negociatat sot takimi ne Luksemburg, Franca dhe Hollanda kërkojnë më shumë reforma

Negociatat sot takimi ne Luksemburg, Franca dhe Hollanda kërkojnë më shumë reforma

152
0
Shares

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn i bën thirrje BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE.

Nga Deutsche Welle

Thirrja vjen në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE, të së martës (26.06.2018) në Luksemburg, që paraprin vendimin e Këshillit Europian në Samitin vendimtar  të BE, në fund të kësaj jave, më 28-29 qershor. Burime  zyrtare nga Komisioni Europian bëjnë me dije se Johannes Hahn, komisioner  për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, i bëri apel të hënën (25.06.2018) vendeve anëtare të BE t’i japin dritën e gjelbër fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë duke theksuar rëndësinë e dhënies së “një sinjali pozitiv” për  gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Arritjet në Ballkanin Perëndimor – rezultat i perspektivës europiane

Shqipëria dhe Maqedonia kanë shpresë që në takimin e sotëm në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE do të bien dakort për rëndësinë e dhënies së sinjalit pozitiv dhe të hapin rrugën për miratimin nga Këshilli Europian në Samitin e kësaj fundjave. Por kjo nuk dakortësi nuk shfaqet e lehtë për t’u arritur. Franca dhe Hollanda kërkojnë më shumë reforma për të luftuar  krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe mund të kërkojnë fillimin e bisedimeve me kushte për të dyja vendet. Përveç kësaj, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, kërkon që BE të reformohet dhe pastaj të zgjerohet, ide e cila nuk ka gjetur mbështetje nga  Gjermania dhe vendetë tjera të BE.

” Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm  – dhe shpresoj që ky është më në fund rasti – sesa e rëndësishme është dhënia e një sinjal pozitiv  në rajon. Kemi arritur shumë dhe nëse shihni arritjet në rajon,  edhe vetëm në muajt e kaluar ..të gjitha janë rezultat i perspektivës europiane. Nëse kjo nuk shihet, kuptohet dhe përgjigjet në mënyrë adekuate , nuk do të mund ta kuptoja” tha Hahn dje në Luksemburg, gjatë zhvillimit të konferencës ndërqeveritare .

Si arritje kryesore për Maqedoninë Hahn vecoi nënshkrimin, në fillim të këtij muaji, të  marreveshjes me Greqinë për ta riemëruar “Republika e Maqedonisë Veriore ” ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë , duke përfunduar kështu një grindje 27 vjeçare mes dy vendeve, për të cilën Maqedonia” duhet të shpërblehet” me  hapjen e negociatave. Ndërsa për Shqipërinë arritja kryesore është reforma në drejtësi dhe zbatimi i procesit të vettingut.

Çfarë mund të ndodhë nëse negociatat nuk hapen?

“Nëse kjo nuk do të shpërblehet në një mënyrë kuptimplote, mendoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm në stabilitetin e rajonit” paralajmëroi Hahn, Këshillin Europian.  Politikanë të lartë të Shqipërisë mendojnë se nëse Këshilli Europian nuk voton pro hapjes së negociatave, shqiptarët mund të humbin besimin në perspektivën europiane. Kryeministri Rama është shprehur se lënia mënjanë e Ballkanit mund të krijojë një zonë gri në mes të Europës që mund të përfundojë nën ndikimin e huaj dhe nga kjo nuk do të përfitonte Europa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY