Klevis Balliu:”Toyota i përket Ballës, tashmë plotësoi kushtin për ministër i Brendshëm”

Klevis Balliu:”Toyota i përket Ballës, tashmë plotësoi kushtin për ministër i Brendshëm”

121
0
Shares

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka reaguar për sasinë e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ai ka sulmuar kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën, duke e cilësuar si garantues të transportit të paligjshëm të parave të drogës.

Deputeti tha se lekët dhe makina ‘Toyota’ ku gjet sasia e eurove, i përkasin Ballës.

POSTIMI I KLEVIS BALLIUT:

Taulant Balla, tashmë plotëson të gjitha kriteret për të qenë Ministër i Brendshëm.
Garanton transportin e parave të drogës, bashkëpunon me trafikantët, ka miq dhe shokë banditë e kriminel.
Lekët e Ballës, droga e Ballës, makinat Toyota janë të Ballës.
Kjo qeveri është e kapur prej fyti nga mafia, krimi e droga.
Taulant Balla sot i fshihet medias dhe ka frikë të ballafaqohet me gazetarët.
Kjo qeveri është kërcënim për të ardhmen e vendit, për demokracinë dhe integrimin ne BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY