Detaje+Foto/ Eduart Lika, pronari i kamionit që po transportonte makinat me euro

Detaje+Foto/ Eduart Lika, pronari i kamionit që po transportonte makinat me euro

609
0
Shares

Edi Lika, është njëri nga katër të arrestuarit që u kapen me 3 milionë e 366 mijë euro në portin e Durrësit. Ai nuk është i panjohur për cështjet e drejtësisë, pasi  është dënuar për krime në familje.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar sot detaje rreth personit Edi Lika, që u shoqërua dje në Durrës si administratori i kompanisë që kryente transport ndërkombëtar automjetesh, dhe ku në njërën nga Tojotat, u gjetën të fshehura miliona euro.

Edi Lika ka ka në pronësi një autoservis në periferi të Tiranës, ndërsa kishte edhe license per importin e makinave te perdorura. Në kamionin e ngarkuar që e ngiste Lika me 9 makina qe mberriten ne Durres, ne dy prej tyre Toyota Yaris u gjen 3.5 mln euro.

Nga burimet, thuhet sipas T.Channel, se 41-vjeçari Edi Lika ishte i dënuar me arrest shtëpiak për dy vjet nga Gjykata e Apelit. Ai akuzohej për  dhunën në familje. Dhunën e ushtruar  ndaj të birit Klevi Cani Lika, edhe ky i arrestuar të dielën për ngarkesën e eurove e frangave më të madhen të sekuestruar ndonjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në fund të 2017 sipas burimeve dhe Edi Lika gjatë një drekë me familjen, por pasi ka konstatuar se porosia nuk ishte e njëjtë me çfarë kishte kërkuar ai ka qëlluar me shishë në kokë të birin.

Lika është dënuar gjithashtu për dhunë në familje ndaj bashkëshortes. Ndërsa në vitin 2011 ai u arrestua për një aksident automobilistik në Tiranë, gjatë të cilit humbi jetën një shtetase.

Kësaj radhe ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve që u kapën në Durrës janë regjistruar hetimet për pastrim parash dhe mos deklarim të ardhurash në kufi.Kater persona janë arrestuar deri me tani dhe dy te tjerë janë në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY