FOTO/Situata emergjente, shiu nuk “kurseu“ as Bibliotekën Kombëtare

FOTO/Situata emergjente, shiu nuk “kurseu“ as Bibliotekën Kombëtare

98
0
Shares

Shiu i datës 23 Qershor ka dëmtuar katet e nëndheshme të Bibliotekës Kombëtare. Numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezulton rreth 12 mijë. Për shkak dhe të kësaj situate, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.

Përmes një njoftimi zyrtar Biblioteka Kombëtare njofton se situata është emergjente. Në njoftim thuhet se mbas reshjeve të vrullshme të shiut, është konstatuar prani uji në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulta të sallës.

Ambjentet ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip nuk janë prekur  nga shiu.Nga tekstet e dëmtuara mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve teknike.

Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre. Vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY