Detaje të takimit Kotzias-Bushati, cfarë përmban marrëveshja

Detaje të takimit Kotzias-Bushati, cfarë përmban marrëveshja

127
0
Shares

U zhvillua takimi në Rodos mes dy ministrave Ditmir Bushati dhe Nikos Kocias, si takimi që u shërben përpjekjeve të  fundit për arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Media prestigjioze greke “Protothema”,  shkruan për detajet e takimit të dy ministrave lidhur me disa cështje lidhur me paktin në zonën e detit, referencat dhe identifikuesit gjeografikë për cështjen came si dhe heqja e ligjit të luftës.

Marrëveshja do të rregullojë çështjen e zonave detare të të dy vendeve në Detin Jon.Greqia ka nisur procedurat e ankandit për ‘parcelat e tokës’ në Detin Jon. Ndarja e zonave detare është bërë edhe në vitin 2009, por pala shqiptare më pas u tërhoq nga marrëveshja për shkak të një vendimi negativ të Gjykatës Kushtetuese.Ndërkohë që pakti aktual për zonën detare, favorizon për nga sipërfaqja e ujërave Shqipërinë, më shumë se pakti i  vitit 2009.Sipas informacioneve, marrëveshja do t’i japë Shqipërisë një zonë detare më të madhe sesa ajo që i ishte dhënë në marrëveshjen e mëparshme.

Në artikull shkruhet se marrëveshja parashikon që të shmangen emërime që kanë potencial për të simuluar pasionin mes dy popujve. Kjo praktikisht nënkupton braktisjen e emrit ‘Epiri i Veriut’, si dhe ‘Çamëri’.Greqia është e angazhuar për tu dhënë shtetasve shqiptarë pasuritë nën konfiskim, pasuri që u konfiskuan me shpalljen e luftës kundër Shqipërisë në 1940-41. Këto prona, të vendosura kryesisht në Janinë, Selanik dhe disa pjesë të Thesalisë, me marrëveshjen duhet t’u kthehen pronarëve të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY