Deklarata e PD: Përpjekja mjerane e Veliajt dhe Ramës për të...

Deklarata e PD: Përpjekja mjerane e Veliajt dhe Ramës për të përçarë artistët

120
0
Shares

Partia Demokratike përgënjeshtron Veliajn se vetë ajo urdhëron artistët të bëjnë sherr. Pas publikimit të dy fotove nga Zyra e Shtypit të Bashkisë,  e dy sms-ve që tregojnë se artistët merrnin urdhra nga zyrtarë të PD-së, vjen reagimi i PD-së.

Sipas Bashkisë “nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës. Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën”.

Por Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratën e Veliajt dhe supozimet e tij  lidhur me porosine qe sipas tij, zyrtare te PD kanë dhënë, që nëse nuk i jepet fjala aktorit Neritan Licaj, artistët e tjerë të bëjnë sherr.

Reagimi i PD

PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron artistet per qendrimet e tyre.

Zonja qe komunikon ne biseden e pergjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnje funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve per te identifikuar qendrimin e artisteve si nje akt partiak eshte perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames per te perçare artistet.

PD inkurajon dhe eshte ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombetar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY