Edi Lika nuk është dënuar pasi shkruan statuse në fb ‘policia eshte me ne’. Ky ka qënë motivi sipas deputetit të PD-së Ervin Salianji për të cilin nuk është arrestuar ende Edi Lika. Ai u shoqërua dje në Durrës si administratori i kompanisë që kryente transport ndërkombëtar mbetjesh, dhe ku në njërën nga Tojotat, u gjetën të fshehura miliona euro.
Sipas deputetit, Lika ka pasur marrëdhënie të afërta me njerëz pranë qeverisë, dhe për këtë shkak ai i ka shpëtuar dhe burgut, pasi ka marrë një dënim me gjashtë muaj nga gjykata për dhunë në familje.
Ai ka deklaruar në Polici se nuk ka lidhje me shumën e eurove pasi ka kryer thjesht transportin e makinave, siç edhe ka bërë në shumë raste të tjera. 19-vjeçari Lika rezulton se ka kryer një itinerar të tillë të paktën 4 herë nga periudha shkurt-qershor, për të transportuar makina nga Italia për në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/