Nga vëllai i ish-Presidentit, dosja e ‘3 milion eurove’ i kalon Task...

Nga vëllai i ish-Presidentit, dosja e ‘3 milion eurove’ i kalon Task Forcës

83
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga bllokimi i sasisë 3 milionë e 470 mijë euro në Portin e Durrësit, që ishin fshehur në dy makina tip ‘Toyota Auris’ (që në fillim u deklaruan si ‘Toyota Yaris’).

Veprimet e para me këtë dosje i ka kryer prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e PD.

Sot mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës në Durrës. Është pikërisht kjo Task Forcë, që do të hetojë këtë dosje, e cila u dekonspirua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tri ditë më parë në Kuvend.

Paratë u bllokuan ditën e djeshme në Portin e Durrësit, ndërsa ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Auris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Auris, një Opel dhe një Alfa Romeo).

Makinat janë bllokuar në orën 15:00, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Bari, ndërsa janë arrestuar 3 persona, dy shoferët dhe administratori i komapnisë që transportoi makinat. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë mister mbetet njeriu që porositi makinat, por vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të përfshirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY