Kolumbia i jep leksione Polonisë, shpreson tek kalimi në fazën tjetër

Kolumbia i jep leksione Polonisë, shpreson tek kalimi në fazën tjetër

94
0
Shares

Kolumbia ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme për fatet e saj në Grupin H. Amerikano-latinët mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 Poloninë, duke i dhënë goditjen e “knock-out” kombëtares evropiane që pas këtij 90 minutëshi e shikojnë veten jashtë Kupës së Botës, Rusi 2018.Dominimi i të besuarve të Pekerman ishte i pranishëm që në sekondat e para të takimit, me Falcao e Rodriguez që dhanë shkëndijat e para që ishin futur në fushë vetëm për fitore.

Po pavarësisht rasteve të shumta, duhej të vinte minuta e 40 që Kolumbia të kalonte në avantazh. Ishte qendërmbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina që i shëbyer nga James Rodriguez, e devijoi saktë me kokë drejt rrjetës. Avantazhi i dha krahë Kolumbisë që në fraksionin e dytë shënuan dhe dy herë të tjera, me Radamel Falcao dhe Juan Cuadrado, që pas një sprinti të jashtëzakonshëm e kishte të lehtë t’i jepte goditjen finale Polonisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY